Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Vjedhje të hapur po bën Ujësjellësi i Tiranës ndaj bizneseve të vogla. Mbifaturimet disa fish për muajin janar ka detyruar pronaret e këtyre bizneseve t’i dynden drejt zyrës së ankesave, por as atje nuk gjejnë zgjidhje.

Konkretisht një biznes bar kafe, eurolloto në Njësinë 7 duhet të paguajë për muajin janar 121 mijë lekë të vjetra. Ndërsa një farmaci duhet të paguajë 80 mijë lekë të vjetra. Këto janë disa nga shifrat që qytetarët e habitur tregojnë për “News24”.

Kjo situate e panjohur është aplikuar vetëm ndaj bizneseve, pasi banorët e pallatit në të njëjtën zonë kanë marrë faturim korrekt. Ndaj, pronarët e bizneseve dyshojnë për një urdhër të brendshëm nga Drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizimeve për këtë vjedhje që u bëhet bizneseve.

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës të pyetur për këtë situatë bëjnë të ditur se:
“Jemi vënë në dijeni dhe janë ngritur grupet e punës, për të verifikuar rast pas rasti problematikat e paraqitura, por duhet patur parasysh që një pjesë e ankesave të kontrolluara rezulton se janë si pasojë e gjendjes në matës, (sasi uji e akumuluar në matës), për rastet të cilat do të konkludohet nga grupi i punës se kemi të bëjmë me mbifaturim do të bëhet sistemimi në muajin pasardhës”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: