TIRANE- Përfaqësues të 170 bizneseve me rreth 1700 të punësuar kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë tek mbikalimi i Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës. Protestës së përfaqësuesve gë biznesit, e cila bllokoi dy krahët e autostradës, i jashë bashkuar edhe banorë të zonë e punëtorë këtyre bizneseve.

Ata kërkojnë që të hiqet bllokimi i nënkalimit për mjetet. Protestuesit thonë se duhet të hiqet trafikndarësja nga rruga, pasi ky bllokim sipas tyre penalizon qindra punëtorë.

“Po penalizohemi rëndë nga bllokimi i qarkullimit. Kërkojmë heqjen e trafikndarëses nga rruga, pasi qindra punëtorë penalizohen nga bllokimi. Të hiqen barrierat, ndryshe do vijojmë protestat”, thotë protestuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: