Partneri i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla që u bë i njohur pas arrestimit të saj në kufi, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të me një festë gjigande ku ka mbledhur miqtë dhe familjarët e tij.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pamjet nga festa e ditëlindjes, si dhe urimi i ëmbël i Fjollës për partnerin e saj. E veshur me të zeza njësoj si Fisniku, Fjolla ka pozuar duke puthur biznesmenin në buzë, ndërsa krahas postimeve shkruan:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Një natë e paharrueshme dhe një festë ditëlindjeje me miqtë e të dashurit tanë. Shpresoj të festoj gjithmonë me dashurinë e jetës time. Lutem që jeta jonë të jetë e mbushur me dashuri dhe gëzim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”- janë fjalët e Fjollës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb