TIRANE- Pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për biznesmenin O.S, i cili u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit Tahiri, avokatët e tij kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Por deri më tani nuk ka ardhur një vendim nga Apeli i Durrësit, duke penguar rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit te Krimet e Rënda.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për biznesmenin O.S.

Pas marrjes së vendimit nga Apeli i Durrësit, pritet që rivlerësimi i masës së sigurisë të bëhet më 20 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb