Emisioni investigativ Vetting, News24

Nga informacionet e siguruara nga “Vetting”, Leskaj ka deklaruar vetëm në vitin 2017 themelimin e degës së kompanisë “IKONS GLOBAL LIMITED” në Angli, por në vazhdim nuk ka deklaruar të ardhurat dhe shpenzimet me këtë kompani apo lëvizjen e aksioneve.

Por Leskaj është aksioner te kompania në Angli nëpërmjet një dege të kësaj kompanie që e ka themeluar në 2018 në offshoret e Maltës, e cila është një parajsë fiskale për biznesmenët që duan të fshehin pasuritë e tyre. Edhe në këtë rast, kjo kompani e cila zotëron aksione te kompania në Angli nuk është deklaruar në ILDKPKI nga Leskaj.

Nga dokumentet zyrtare, kjo kompani guackë është në pronësi të një kompanie tjetër malteze “Blessed Investment Limited”, e cila ka si pronar fundor kompaninë shqiptare “Blessed Investment” sh.p.k. Kjo kompani është aksionere drejtpërdrejt te kompanitë e parqeve fotovoltaike, te kompania “IKONS” dhe “ABKONS” sh.p.k, ku kjo e fundit ka marrë fonde nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas avokatit Ramaj, rreziku në mosdeklarimin e këtyre të dhënave është vepër penale, është fallsifikim i (stampave), formularëve që përfshihen nga kodi penal si vepër penale dhe rrezikon cdo zyrtar në momentin e mosdeklarimit apo deklarimit të rremë në këto formularë të ndiqet penalisht nga prokuroria.

Madje në mars 2021 “IKONS” sh.p.k së bashku me kompaninë italiane “BGP Management Consulting” spa do të përfitonte tenderin me vlerë 1 milion euro ose 107 milionë lekë për “Implementimi i aplikimeve dhe funksioneve ERP në KESH sh.a – moduli i menaxhimit financiar dhe moduli i menaxhimit të burimeve njerëzore” nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë.

Edhe kjo garë do të shënohej me flamur të kuq pasi do të skualifikoheshin të gjithë konkurrentët duke u shpallur konsorciumi i kompanive italo-shqiptare fitues.

Për tenderin pati ankesa, të cilët u refuzuan nga administratori Besjan Kadiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb