Një aventurë seksi ka përfunduar keq për dy persona në Gjermani. Një biznesmen gjerman rrezikon deri në pesë vjet burg pasi e dashura e tij Rica Varna gjeti vdekjen pasi u mbyt me një kastravec, të cilin e përdornin si lodër seksuale.

46-vjeçari Oliver Dietmann e ftoi të dashurën e tij në apartament, ndërkohë që gruaja dhe vajza e tij nuk ishin në qytet, raporton Bild.

Detajet e lidhjes së tyre, Dietman i tregoi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Mannheim, para babait dhe motrës së viktimës. Ai tha se pasi pinë katër shishe verë dhe një sasi të madhe me shotsa, ata nisën të bëjnë seks.

“Shpesh përdornim perime si zëvendësuese të lodrave seksuale”, ka thënë ai. 46-vjeçari ka treguar se e kishte takuar Rican në vitin 2004, ndërsa marrëdhënia e tyre u kthye në raport seksual pas 5 viteve. Në korrik të 2014-ës ai e kishte ftuar gruan në shtëpinë e tij, ku kastraveci ishte përdorur për ta kënaqur atë.

46-vjeçari ia kishte futur kastravecin të dashurës në gojë. Por në këtë moment, nga kuzhina kishte dalë tym. Burri ishte kujtuar se kishte futur një copë mish për të pjekur për qenin e tij dhe kishte shkuar në kuzhinë, kishte ushqyer qenin dhe më pas kishte pirë edhe një cigare në ballkon. Kur ishte kthyer në dhomë e kishte gjetur të dashurën e tij 46-vjeçare pa ndjenja. Kastraveci i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Tentova t’ia heq, por ishte shumë e vështirë”, tha ai.

Gruaja, po 46-vjeçare ra në koma dhe humbi jetën më vonë në spital. Autopsia më pas kishte zbuluar edhe se gruaja kishte konsumuar alkool, 4 herë më shumë se norma e lejuar për të drejtuar makinën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: