BEOGRAD-Plot 1 milionë euro janë premtuar nga një biznesmen serb për atë person që siguron autorin e lëshimit të dronit në fushën serbe të futbollit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

E përditshmja ‘Kurir’ shkruan se një biznesmen serb që jeton në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar kapjen gjallë të autorit të dronit.
Ndërkaq në media është përfolur gjatë se autori i dronit është i ashtuquajturi ballisti, Ismail Morina.
Por sikundër nuk dihet identiteti i biznesmenit serb nga Çikago, ashtu nuk dihet as vendodhja e ballistit Morina.

Kurse një portal me emrin ‘Alo’, shkruan se ‘biznesmeni serb që jeton në Chicago të SHBA-ve ia ka ofruar 1 milion dollarët pikërisht Mafies së famshme siciliane për kapjen e shqiptarit Ballist Morinës, i cili më 14 tetor ngriti dronin me simbole kombëtare mbi stadiumin Partizani të Beogradit.
Serbi kërkon që italianët të kapin Ismail Morinën dhe ta dorëzojnë tek njerëzit e tij në Chicago.
Sipas “Alo”, familja e biznesmenit serb ka emigruar nga Serbia gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe kanë qenë pjestarë të Çetnikëve të asaj kohe.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb