ITALI- Karabinierët kanë denoncuar për drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa patentë një biznesmen ndërtimi shqiptar, 46 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mes 28 dhe 29 nëntorit në qendër të Cuneos ku 46-vjeçari shqiptar me shpejtësi skëterrë, i jepte makinës së tij një “Porsche Cayenne”.

Ai është ndaluar menjëherë nga policia rrugore ndërsa nga testi i alkoolit ka rezultuar i dehur me 1,70 mlg/l dhe nuk kishte patentë. Policia italiane gjithashtu ka sekuestruar edhe makinën luksoze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb