TURQI – Biznesmeni turk Nevzat Aydin ka shpërblyer në mënyrën më të mirë 114 punonjësit e kompanisë së tij, pas shitjes së të gjitha aksioneve.
“Independent” shkruan se biznesmeni Aydin e shiti kompaninë “Yemeksepeti” për 530 milionë euro dhe vendosi që 24 milionë euro t’i ndante me punonjësit e tij, të cilëve u takojnë nga 200 mijë euro.
Kompania “Yemeksepeti”, që merret me porositjen online të ushqimit, u themelua nga Nevzat Aydin në vitin 2000. Në atë kohë biznesmeni turk shpenzoi 71 mijë euro dhe tashmë e shiti kompaninë tek një biznesmen gjerman për plot 530 milionë euro.
Biznesmeni i mblodhi punonjësit e tij në një takim për tu komunikuar shitjen e kompanisë. Por ai i befasoi të gjithë kur tha se do t’i shpërblente me nga 200 mijë euro.
“Tani që rrugët tona do të ndahen është e drejtë që të gjithë u shpërblyen. Nëse kemi pasur suksese të mëdha gjatë këtyre viteve, është merita e të gjithëve. E arritëm së bashku këtë”, – tha Aydin në takimin e fundit me vartësit e tij, një pjesë e të cilëve shpërthyen në lot nga emocionet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: