Verdikti i vëzhguesve perëndimorë të zgjedhjeve ishte i ashpër sot, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat nuk u zgjodh as edhe një përfaqësues i opozitës.

“Këto zgjedhje kanë treguar një mungesë të plotë të respektimit të angazhimeve demokratike”, tha Margareta Cederfelt, kreu i 400 vëzhguesve zgjedhorë të OSBE-së.

Sipas listës së deputetëve të zgjedhur, e publikuar nga komisioni zgjedhor i Bjellorusisë, të gjithë këta personalitete favorizojnë pushtetin aktual dhe vijnë nga administrata, parti e organizata që e mbështesin atë.

Ajo kritikoi më në përgjithësi kufizimet ndaj lirive themelore, në këtë vend, i cili udhëhiqet me grusht të hekurt nga Alexander Lukashenko që prej vitit 1994.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb