Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko urdhëroi sot ndërprerjen e punës nga 24 gushti në të gjitha kompanitë, ku punonjësit janë në grevë, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve TASS.

“Nëse dikush nuk dëshiron të punojë, le të mos e detyrojmë. Vendi do të mbijetojë”, tha Lukashenko në një takim në Grodno.

“Mëgjithatë, nëse një biznes nuk funksionon, ne do t’i mbyllim portat e tij të hënën. Njerëzit do të qetësohen dhe do të vendosim se kush do të mirëpritet sërish në këto kompani”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: