Punëtorët në Bjellorusi protestuan kundër vendimit të SHBA-së për sanksione ndaj kompanive shtetërore.

Përfaqësuesit e 15 sindikatave dhe punëtorët e kompanive shtetërore të vendosura në listën e sanksioneve u mblodhën përpara ambasadës së SHBA-së në Minsk. Të organizuar nga Federata e Sindikatave të Bjellorusisë, protestuesit hodhën sloganet “Jo sanksioneve”.

Kreu i Federatës së Sindikatave të Bjellorusisë, Mikhail Orda në një deklaratë tha se vendimi për sanksione do të ndikojë familjet dhe më shumë se 35 mijë punëtorë në kompanitë bjelloruse.

Orda bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndërsa zyrtarëve të ambasadës amerikane u dha një letër të përgatitur në emër të sindikatave që t‘i dërgohet administratës së SHBA-së.

SHBA-ja më 19 prill mori vendimin për të rivendosur sanksione ndaj 9 kompanive shtetërore me arsyen se “autoritetet bjelloruse kanë injoruar hapur të drejtat e njeriut”. SHBA-ja ndaj kompanive në fjalë në vitin 2015 hoqi sanksionet të cilat i kishte vendosur më parë/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb