Një aeroplan i Ryanair që fluturonte nga Greqia në Lituani është devijuar në Bjellorusi, ndërsa figurat e opozitës së vendit atje vunë alarmin se se e gjitha ishte bërë në mënyrë që një gazetar disident në bord të arrestohej. Autoritetet prangosën gazetarin Roman Protasevich, i dënuar me burg përjetë nga regjimi i Poroshenkos.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

  • foto galeri

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se është e shokuar nga rrëmbimi i avionit, duke vlerësuar se Shqipëria bashkohet për hetim ndërkombëtar për ndodhinë.

“Të shokuar nga rrëmbimi i #Ryanair. Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar për këtë incident të rëndë dhe të rrezikshëm dhe dëshiron lirimin e #RomanProtasevich” , tha Xhaçka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb