Vazhdon të jetë e ndezur situata në Bjellorusi, aty ku populli po proteston kundër presidentit Lukashenko, pasi ky i fundit deklaroi se ka fituar zgjedhjet, në një proces shumë të diskutuar.

  • foto galeri

Është diskutuar dhe udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për një ndërmjetësim nga ana e Kryesisë së OSBE-së, që drejtohet nga Shqipëria.

Gazetarja franceze Sylvie Kauffmann shkruan në një status se Makron dhe Merkel kanë pasur biseda me Putinin për ndërmjetësimin e OSBE-së dhe lideri rus ka rënë dakord.

Ajo shton se presidenti bjellorus Lukashenko është kundër dhe nuk dëshiron të flasë për organizata të huaja.

“Makron dhe Merkel për Bjellorusinë: Kemi pasur disa biseda me Putinin. Kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së.

Putin është dakord, ndërsa Lukashenko nuk ka dëshirë për këtë ndërmjetësim”, shkruan gazetarja franceze.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb