Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se vendi i tij është përgatitur për të gjithë skenarët për t’u mbrojtur kundër Moskës dhe aleatit të saj, Bjellorusisë.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin do zhvillojë një udhëtim në Minsk pasi trupat ruse të vendosura atje po përgatiten për stërvitje.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar për muaj të tërë se Bjellorusia mund të bashkohet me forcat ruse dhe të shërbejë edhe një herë si pikënisje për një sulm të ri dhe formimin e një fronti të dytë në luftën shumë mujore.

“Mbrojtja e kufijve, si me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë, është prioriteti ynë i vazhdueshëm. Ne po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”, tha Zelensky

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb