Në Bjellorusi, lideri autoritar Aleksandër Lukashenko, ka propozuar disa amendamente kushtetuese që përfshijnë edhe imunitet për të nga ndjekja penale dhe kufizimet për mandatin e presidentëve, si dhe shpërndarjen e pushteteve kushtetuese, që do të forconin rolin e Asamblesë Mbarëpopullore të Bjellorusisë.

Lukashenko ka thënë se ndryshimet kushtetuese, që fillimisht ishin raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve BelTA më 27 dhjetor, do të votohen në një referendum që do të mbahet në shkurt të vitit 2022.
Kundërshtarët e tij kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë tentim për të kapur shtetin, pasi opozita, përmes protestave, ka refuzuar që të njohë fitoren e Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit të kaluar. Opozita thotë se rezultati zgjedhor është manipuluar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb