Lituania po zhvillon ushtrime emergjente katërditore për mbrojtje bërthamore në kohën kur Bjellorusia është afër përfundimit të ndërtimit të një impianti bërthamor.

Impianti bërthamor “Astravets” ndodhet më pak se 50 kilometra nga kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius. Qeveria e Lituanisë është ankuar për një kohë të gjatë se ky impiant nuk do t’i plotësojë standardet evropiane të sigurisë. Si shenjë e rritjes së shqetësimit për këtë çështje, qeveria ka porositur blerjen e miliona pilulave të jodit në rast të ndonjë aksidenti bërthamor në këtë impiant.

Kompania ruse “Rosatom”, e kontraktuar për ndërtimin e impiantit me reaktorë të tipit VVER-1200, i ka mohuar dyshimet se kjo qendër nukleare paraqet rrezik. As Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ka ngritur alarm sigurie.

Duke e hapur procedurën e ushtrimeve përgatitore kundër fatkeqësive bërthamore, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi se ky impiant bërthamor është gjithashtu paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit të tij.

Ky impiant është financuar nga qeveria bjelloruse dhe qeveria ruse. Kostoja financiare e tij mund të shkojë deri në 22 miliardë dollarë. Një njësi e tij pritet të futet në funksion në fund të këtij viti, ndërsa njësia e dytë vitin e ardhshëm.

Bjellorusia thotë se po e ndërton impiantin bërthamor për ta zvogëluan varësinë nga Rusia në sektorin e energjisë, shkruan “Free Europe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb