Riekuilibrimi i ekonomisë së këngës, kjo është ambicia e Björn Ulvaeus, anëtar themelues i grupit suedez Abba, i cili në moshën 75-vjeçare është në ballë të luftës për të reformuar ekonominë ende të pabarabartë të muzikës dhe transmetimit.

Bashkëprodhues, bashkautor dhe kompozitor i shumicës së hiteve të grupit legjendar të viteve ’70, Ulvaeus u zgjodh vitin e kaluar president i Konfederatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Autorëve dhe Kompozitorëve (CISAC), që përfaqëson rreth katër milionë krijues dhe botues në botën e arteve.

Ai ka bashkëshkruar një raport, të publikuar sot, që formulon disa propozime për ndryshime, të përqendruara në tarifimin e muzikës dhe rishpërndarjen e të ardhurave që ajo gjeneron.

Ndërsa, “80% shkon për Drake, për (Taylor) Swift”, vë në dukje ai që bota zbuloi në vitin 1974 në Eurovision, të fituar nga Abba, me çizmet e tij të argjendta dhe kitarën e tij.

“Por, ndoshta mund të ketë 10 000 persona që e adhurojnë për atë që ai ose ajo bën”, shton raporti. Dhe nëse të gjitha këto para i kthehen ai mund të jetojë me to.

Raporti sugjeron në veçanti kalimin nga një model “market centric” në formulën “user-centric”, që do të thotë të mos shpërndahen të ardhurat sipas dëgjimeve totale, të gjithë përdoruesit e kombinuar, por duke i lidhur ato me pajtimtarët.

Abonimi i përdoruesve që kurrë nuk dëgjojnë Drake ose Taylor Swift nuk do të përdoret për t’i shpërblyer ato, gjë që ndodh sot, dhe më shumë do të shkonte te muzikantët që pajtimtari në të vërtetë zgjedh të dëgjojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: