Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj.

BalkanWeb mëson se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Kujtojmë se ish-ministri i Financave Ahmetaj po hetohet nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: