Për më shumë se 24 orë Banka Kombëtare Tregtare ka qenë e bllokuar dhe jashtë funksionit, duke mos kryer asnjë shërbim për qytetarët.

Denoncime të shumta nga qytetarët kanë ardhur ditën e djeshme në redaksinë e “BalkanWeb”, të cilët ankoheshin se nuk mund të kryenin veprimet e tyre apo të tërhiqnin rrogat, pasi shërbimi nuk ofrohej në asnjë bankomat të kësaj banke.

Problemi ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku qytetarët nuk kanë mundur të marrin shërbim jo vetëm në bankomate, por as në llogarinë në internet të BKT, e cila nuk hapej, si dhe në shërbimin e klientit në telefon, që nuk përgjigjej.

Lidhur me situatën, ka reaguar herë pas here edhe BKT, me mesazhe në “Facebook”, duke informuar klientët për këtë bllokim, ndërsa së fundi njofton se shërbimi është rregulluar dhe të gjitha degët e BKT sot dhe nesër do të jenë të hapura deri në orën 20:00 të mbrëmjes për të ofruar të gjitha shërbimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb