Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur poshtë zërat se negociatat me Kosovën po udhëhiqen nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Ai nënvizoi faktin se kryenegociatari i Serbisë për çështje që lidhen me Kosovën, është vet ai.

“Ai (Blair) nuk negocion për asgjë, por negocioj unë, dhe është vendimi i të dyja palëve të pushtetit ekzekutiv – edhe e Qeverisë (së Serbisë) edhe e imja, ta pranojnë atë si barrë dhe obligim. Emri im nuk është as Tony, as ndonjë tjetër, por Aleksandar”, tha Vuçiç për Televizionin “Pink”.

Në media u përfol se Blair ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me zyrtarë francezë për dialogun Serbi-Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një takim edhe me përfaqësues të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së. Ndërkohë, kreu i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç pohoi se Blair po dialogun në emër të Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb