Blake Lively ka punësuar ish-zv.shefin e CIA-s, Nick Shapiro, si menaxher krize në përplasjen e saj ligjore me Justin Baldoni.

Sipas ekipit të saj, Shapiro do të ofrojë këshillim për strategjinë e komunikimit ligjor në lidhje me padinë e ngritur nga Lively për ngacmim seksual dhe hakmarrje. Baldoni ka mohuar akuzat dhe ka ngritur një kundërpadi ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Lively për të marrë qasje në mesazhet dhe deklaratat e Baldoni-t, por e ka lejuar atë të paraqesë një version të rishikuar të kërkesës.

Blake Lively dhe Justin Baldoni do ta çojnë mosmarrëveshjen e tyre në gjykatë më 9 mars 2026.

Konflikti mes dy aktorëve të filmit ‘It Ends With Us’ doli në publik pasi Lively ngriti një padi në dhjetor të vitit të kaluar, duke e akuzuar Baldoni-n për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit në 2023.

Si kundërpërgjigje, aktori dhe regjisori hollivudian paditi Lively-n dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, duke kërkuar 400 milionë dollarë për zhvatje civile, shpifje dhe akuza të tjera.

Pavarësisht polemikave, filmi rezultoi një sukses i madh përsa i takon të ardhurave. Filmi i Sony-t arriti të gjenerojë 351 milionë dollarë në nivel global, nga një buxhet prej vetëm 25 milionë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: