Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, akuza të rënda për korrupsion në caktimin e Katarit si organizator i Kupës së Botës të vitit 2022. Ish-numri një i futbollit botëror, gjithsesi ka pranuar për “L’Equipe” se për të arritur te ky vendim, ka pasur shumë ndërhyrje nga jashtë.

“Caktimi i Katarit si organizator në vititn 2022 ka ardhur si pasojë e një ndërhyrjeje politike”, ka thënë Blater, teksa më pas vijon se ka pasur një marrëveshje xhentëlmenësh për ta çuar në Rusi botërorin e vitit 2018, ndërsa 4 vite më pas duhej të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerkës organizatorët. Por, sipas ish-presidentit, kjo ndërhyrje politike ndryshoi kartat në tavolinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb