Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, shpreson te asistoje ne Kupën e botes 2018 ne Rusi nëse ftohet nga Vladimir Putin, pavarësisht pezullimit prej 6 vjetësh, bëri të ditur te enjten zëdhënësi i tij, duke konfirmuar një informacion te Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Nëse unë ftohem, do të jetë kënaqësi e madhe”, deklaroi Blatter për gazetën gjermane.

I pyetur nga AFP-ja, zëdhënësi Thomas Renggli, “konfirmoi” se ish-presidenti i FIFA-s është në pritje te ftesës nga presidenti rus për te ndjekur fazën finale të Botërorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: