Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë sjell derbin kryeqytetas Dinamo-Tirana, i pari mes këtyre skuadrave pas gati një dekade. Për blutë, ndeshja e parë në “Air Albania” ishte e pafat, teksa Kukësi i mposhti 1-0. Trajneri Bledi Shkëmbi kërkon të kthejë menjëherë faqen, edhe pse grupi nuk është i plotë për shkak të disa dëmtimeve.

“Duhet një vlerësim special, për të dhënë maksimumin dhe për të kaluar në turin e radhës. Gjendja nuk është optimale, do të kemi 3 mungesa. Me ndeshjet kaq pranë njëra–tjetrës, janë gjëra normale. Deri nesër shpresojmë të rikuperojmë. Sofranac nuk do jetë nesër, do donim ta kishim sepse është i rëndësishëm. Do e zëvendësojmë për të bërë që mos ndihet mungesa.”

Shkëmbi nuk e mbivlerëson Tiranën, pavarësisht se kryeson dhe fitoi derbin me Partizanin. Për trajnerin e Dinamos do të jenë shumë ndeshje derbi, rëndësi ka të ruhen ekuilibrat.

“Janë dy ndeshje derbi, si në Kupë dhe kampionat. Si me Partizanin që kishim përqëndrim, atë do kërkojmë edhe nesër. Mos harrojmë se Tirana në kampionat kryeson. Pas tri ditësh do luajmë sërish me ta dhe fitorja na jep më shumë siguri nga ana psikologjike.”

Dinamo-Tirana, ndryshe nga ndeshjet e tjera të Kupës, do të luhet në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb