Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se bujqësia po shkon drejt modernizimit.

Ndërsa, eksperti i bujqësisë Agim Rrapaj u shpreh se ligji për sigurimet në sektorin bujqësor është i domosdoshëm.

Agim Rrapaj: Kushtet natyrore që na janë krijuar, tregon sesa rëndë është situata. Është i vetmi vend që nuk ka sigurime.

Ligji për sigurimet është i domosdoshëm.  85 për qind e fermerëve janë pa NIPT. Duhen formalizuar të gjithë fermerët, përmes iniciativës së TVSH. Duam produkte shqiptare, që do reflektohen në media.

Bledi Cuci: Nuk quhet fermer dikush që ka një bahçe. Jam dakord me ato që thotë zoti Rrapaj. Bujqësia do të modernizohet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb