Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që atij t’i hiqet mandati, sepse nuk deklaroi (ai thotë e deklarova, por me vonesë) një dënim për falsifikim dokumentesh. Por, Tërmet Peçi nuk tundet, vijon detyrën normalisht. Sipas tij, kjo është “punë e pisët e PD”. Kryetari i bashkisë së Tepelenës është i drejtpërdrejtë dhe nuk ngurron të sqarojë lapsuset e veta që janë publikuar ne media. (kujtoni: fushata publiçitare)

“Shikoni çfarë pune e madhe është bërë, mos u merrni me gafat që bëj unë”, thotë ai për gazetarët e ardhur nga Tirana në Tepelenë. GSH.al sjell fotografitë dhe videon e Peçit, i cili shfaqet me ministrin e Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, pikërisht në ditën e shkarkimit të këtij të fundit. Banorët e falenderojnë për rrugët e shtruara, por Peçi diplomat thotë: ‘Falenderoni Edi Ramën, jo mua’.

Duke treguar rrugët që po shtrohen, Peçi shprehet se firmave u kërkon të bëjnë më shumë nga projekti që kanë. “Kur erdhi Rama këtu i ngeci këmba në trotuar dhe me tha ça ke bërë, tregon Peçi. I thashë që duhen lekë. Ja kam marrë “Komandantit” lekët dhe janë bërë gjithë këto investime, vazhdon ai, duke e thirrur Kryeministrin me këtë titull.

Lajmin e plote dhe videon mund ta lexoni në GSH.al  http://www.gsh.al/2017/03/14/video-bledi-cuci-ne-tepelene-diten-e-shkarkimit-termet-peci-rama-komandant/
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb