Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke komentuar faktin se ministër i Brendshëm do të jetë Bledi Çuçi, tha se ky është një lajm pozitiv.

Murati theksoi se Lleshaj ishte herë pas here cinik ndaj opozitës, ndërsa shtoi se tashmë qeveria e PS po ripolitizohet.

“Kemi me një ripolitizim i qeverisë të PS-së. Emërimi i Çuçit, një lajm pozitiv. Rama ka emëruar kryesisht njerëz jashtë PS-së, si Lleshaj, Gent Cakaj, Besa Shahini etj. Viteve të fundit, qeveria Rama ka qenë më shumë teknike se politike. Kur vjen jashtë partisë, ka rrezik të humbasësh kontaktin me njerëzit. Zoti Çuçi ka llogaridhënie ndaj njerëzve.

Nuk më rezulton që PD të ketë bërë denoncime të tmerrshme ndaj zotit Çuçi. Ka qenë koordinator kombëtar ndaj korrupsionit. Ka drejtuar reformën territoriale dhe ka qenë ministër bujqësie. Më duket një figurë e papërlyer. Çuçi mund të kthejë qetësi në dikasterin e Ministrisë së Brendshme. Lleshaj ishte herë-herë cinik ndaj opozitës”, tha Murati.

Erl Murati nënvizoi se beson që Çuçi do të jetë një ministër normal.

“Shumë herë policia është sulmuar padrejtësisht. Policia e Shtetit nuk mund të them se ka ndikuar në të gjitha proceset zgjedhore. Ndoshta paraja dhe krimi ka ndikuar, por Policisë së Shtetit do ishte e padrejtë t’i linim faturën e blerjes së zgjedhjeve.

Ne kemi ardhur në pikën që mjafton që Çuçi mos të bëjë keq, do ishte mirë. Ne nuk mund të pretendojmë që Çuçi të luftojë korrupsionin në nivele të larta. Besoj se zoti Çuçi të jetë ministër normal”, vlerësoi Murati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: