Gazetari Bledi Mane hyri sërish mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania pasi ishte një ndër katër të votuarit nga publiku.

Para hyrjes, konkurrenti së fundmi ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ndërsa ka folur për eksperiencën brenda, daljen e po ashtu edhe për disa banorë të tjerë.

Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores, Kiara Tito.

Ai tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin.
Më tej shtoi se donte t’i “jepte një dorë” Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.

“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja, po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thashë do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje”, u shpreh ai.

“Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”, theksoi Mane.

Bledi doli vullnetarisht nga BBVA në një televotim me Luizin dhe Kiarën, duke ia bërë si dhuratë kësaj të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: