Dinamo do të ketë provën e parë të ndeshjeve me rivalë të fortë. Të shtunën në orën 13:45 Blutë e kryeqytetit do të përballen me kampionët në fuqi të Teutës, sfidë e cila do të luhet në stadiumin e ri të Rrogozinës. Trajneri Bledi Shkëmbi thotë se humbja në Kupë nuk do të ndikojë aspak.

“Humbja në Kupën e Shqipërisë nuk ka ndikuar psikogjikisht, jemi përgatitur me qetësi për ndeshjen me Teutën. Kundërshtarin e respektojmë për atë që ka bërë vitin e fundit. Një ekip kampion ka pak pikë të dobëta dhe ne e dimë këtë.”

Trajneri i Dinamos thotë se nuk ka një as nën mëngë për këtë ndeshje: “Do të isha as nën mëngë, nëse do te isha në fushë, nëse do të luaja akoma, por nuk jam as nën mëngë është ai lojtar që bën diferencën në fushë dhe unë shpresoj ta kem nesër në fushë këtë lojtar.”

Bledi Shkëmbi thotë se Dinamo e tij nuk do të merret kurrë me çështje të arbitrimit: “Nuk i druhem arbitrimit, Dinamo asnjëherë nuk do të merret me gjykimin, po me atë që duhet të bëjë në fushë. Nuk ndikon, sepse në keto kohe pandemie na duket njësoj, në çdo fushë. Do të ishte mirë që të kishim sa më shumë tifozë, por tani këto janë kushtet.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb