Shumë nga figurat e njohura shqiptare kanë një lidhje të veçantë me kafshët, të cilët shpeshherë ndajnë me adhuruesit eksperiencat e tyre.

Edhe Bledi në programe të ndryshme televizive ka folur për marrëdhënien që ai ka me qentë. Ai zbuloi se marrëdhënia me ta ka nisur herët, pasi gjyshja e tij ka patur një të tillë.

Gazetari hyn tek ata persona që edhe është përlotur për qentë teksa ka dhënë intervista. “Unë i kam pjesë të familjes sime”, u shpreh ai.
Bledi tregoi se qentë ai i mbante në shtëpinë e tij në Golem, ku dhe ka patur hapësirë të përshtatshme për ta.

Qenin e tij të parë e ka humbur nga një aksident, ndërkohë që ai ishte në punë në Tiranë. Atë e shtypi makina dhe për Bledin ka qenë një moment shumë i vështirë. Ndërkohë dy qentë e tjerë i ka humbur për shkak të moshës, ai tha se kjo humbje vjen më natyrshëm, pasi është një cikël jete që të gjithë do ta kalojmë.

Gazetari ka vendosur të mos marrë më një qen pasi ndarja me ta për Bledin është shumë e vështirë. Ai zbuloi se vendimin për të jetuar vetëm e ka marrë pasi i pëlqen dhe ka një marrëdhënie të mirë me veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb