Teksa e gjithë vëmendja është tek debati se kush do të ketë kryetari i ri i PD-së, vjen një koment nga gazetari Blendi Fevziu. Ky i fundit deklaroi dje se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së.

Sipas gazetarit, Berisha duhet të mbajë një rol honorifik në PD, në mënyrë të tillë që t’i hapë rrugën ardhjes së një lideri të ri në këtë parti.

“Unë mendoj se Berisha duke luajtur një rol honorifik në PD duhet të hapte një garë, por jo duke kandiduar vetë. Edhe pse politikan i rëndësishëm, ai e mbylli karrierën e tij me dëshirën e vet në 2013. Bëri një gabim duke anuar garën në drejtim të Bashës. Për arsye dhe të moshës, i bie të garojë në moshën 81-vjeçare. Jo se nuk ndodh. PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër. Me një kandidat të ri, PD mund të shihte hapjen e një rruge më të gjerë. PD ka nevojë për një person 35-40 vjeç. PD ka qenë e drejtuar nga ata njerëz që në 1990 kanë qenë studentë. Berisha ka dështuar me të rinjtë, ka defiçit të madh. Në përfaqësimin e grave ka defiçit të madh. PD nuk ka prodhuar figura të mëdha të rëndësishme”, tha Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb