TIRANË-Deputeti Blendi Klosi betohet si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Betimi u bë ditën e sotme në ambientet e Presidencës.

Klosi u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë pak ditë më parë pasi Erion Veliaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Pasi njoftoi emërimin e deputetit të PS-së, Blendi Klosi, në këtë post, kryeministri Rama tha se “Klosi do të çojë me tej reformat e nisura nga Erion Veliaj”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: