Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë Elbasan Lledjan Llatja dhe zyrtarë të tjerë të këtij qarku kanë inspektuar punimet në impiantin e trajtimit të mbetjeve në qarkun Elbasan.

Klosi u shpreh se Shqipëria e Mesme ka qenë një gangrenë për sa i takon mbetjeve, duke premtuar se ky realitet do të ndryshojë, gjë që do të bëjë që edhe vendi ynë të shkojë përpara drejt BE-së.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Lledjan Llatja tha se projekti i impiantit të trajtimit të mbetjeve në këtë qark do të bëjë që mjedisi të jetë më i pastër.

  • foto galeri

Gledjan Llatja: Janë 4 bashki të qarkut të Elbasanit që bëjnë këtu trajtimin e mbetjeve. Ndërkohë, do të përpiqemi që edhe 3 bashki të tjera të riciklojnë këtu mbetjet. E mira është që në fund kjo mbetet tek bashkitë. Incineratori është pa pagesë për momentin. Nuk ka asnjë pasojë për natyrën. Ndarja e mbetjeve bëhet pranë incianeratorit. Mbetjet që mund të riciklohen, riciklohen.

Blendi Klosi: Gjithë trajtimi i landfillit të Elbaanit është një thirrje për interes publik. Kjo vepër është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Jemi tashmë në kapacitet të plotë. Situata është e stabilizuar, nuk ka ndotje të mjedisit, madje mbetjet tashmë riciklohen dhe digjen. Duhet të kemi sensibilizim për të gjithë qarkun e Elbasanit. Por sensibilizimi duhet edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë.

Mbetjet mund të riciklohen. A është Elbasani aty ku duhet? Padyshim që duhet më shumë sensibilizim. Ne duam të pastrojmë Shqipërinë nga ndotja. E gjithë situata është transparente. Të gjitha bashkitë këtu në Elbasan mbledhin rreth 100 ton mbetje. Edhe në Porto Romano, situata është transparente. Duam që mbetjet të shndërrohen në pasuri. Ishim në Sharrë, do shkojmë në Elbasan, më pas në Fier, edhe në Sharrë e Porto Romano, por edhe në Korcë, Vlorë, Shkodër etj. Duam që të pastrojmë gjithë Shqipërinë në disa vende me iniciatorë dhe në disa raste me landfille.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb