Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte sot i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Detin, prej ku tha se ka ardhur koha që deti dhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapsinor edhe në detet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, ministri Klosi theksoi se “Ne jemi dhe duhet të jemi më të suksesshëm në ngritjen e kësaj ekonomie në rast se zbatojmë me rigorozitet dhe pa asnjë ccedim normat më të larta evropiane të ndërtimit të një turizmi miqësor me mjedisin dhe faktit që investimet e reja që po bëhen në Shqipëri”

Fjala e ministrit Klosit:
Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit diskutimi për një nga pasuritë më të mëdha që ne kemi ujin në tërësi dhe pastaj për të hyrë në detet shqiptare është një diskutim me shumë vend që asnjëherë nuk i ikën koha por besoj se ka ardhur tamam momenti që duhet të flasim me shumë shpejtësi për një pranifikim, studim, projektim dhe më pastaj evidentim të problematikave që ka e gjitha hapësira ujore shqiptare. Të deruar kolegë, ne me shpejtësi jo vetëm po ecim drejt proceseve integruese, por së bashku me proceset integruese me shumë shpejtësi po kalojmë dhe fazat e e zhvillimit ekonomik që vendet më të zhvilluara kanë kaluar. Tani ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapsinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë.

Në këtë konferencë, të nderuar, Ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjenicsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të paraqësë disa gjetje të një materiali studimor që ekspertët pranë institucionit tonë, por dhe ekspertët e botës akademike kanë realizuar në Gjirin e Patokut duke bërë matje evidentim dhe duke kuptuar për sa shumë kemi nevojë për një planifikim hapësinor të vijës bregdetare. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të kuptohet qartë se zhvillimi I qëndrueshëmn I ekonomive që kanë të bëjnë edhe me turizmit detar do të duhet që po ashtu të kenë mekanizma të forta të qëndrueshme për mbrojtjen e mejdisit, të kësaj pasurie të madhe ujore që ne kemi. Deti Adriatik shënon një nga kufinjtë më interesant në botën e integrimit europian pasi është një hapësirë e cila ndahet në pothuajëse në mënyrë të barabartë në shtetet evropiane klasike, si Italia, apo evropiane të rinj si Kroacia, Sllovenia, në vende kandidate si Mali I Zi, apo Shqipëria. Pra duke bërë një hapësirë e cila e ka të vështirë të kuptohet se ku fillon dhe ku mbaron hapësira Evropiane, e cila është një e tërë.

I nderuar Zoti Gjinushi, të nderuar Akademik, akademik të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit dhe shumë të nderuar organizatorë që padushim për qeverinë Shqiptare dhe si I tillë ne duhet të bëjmë edhe pjesën tonë për të menaxhuar me teknika dhe metoda europiane dhe për këtë falenderoj shumë ekspertët së bashku me akademikët shqiptarë në këtë diskutim shumë shkencor që ka të bëjë me turizmin blu. Po ashtu në kuadër të Minsitrisë së Turizmit ne kemi ndërmarrë me shumë shpejtësi një politikë tjetër për detin. Për detin dhe gjithë hapësirat ujore në fakt janë dhe duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajëse fare sot në Shqipëri dhe jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt në harkun kohor të 3 , 4 maksimumi të 5 viteve do të jetë një actor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar dhe në bashkëpunimin që vjen nga ky turizëm. Ne duam shumë që të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe padyshim deti është një nga asetet tona më të rëndësishme në këtë konkurencë edhe me vendet e rajonit. Prandaj them që e mbështesë shumë idenë e kësaj konference pasi këto zhvillime në industrinë e turizmit detar duhet të shoqërohen edhe me studime shkencore për efektin që ato do të sjellin në ekosistemin e ujërave shqiptare por natyrisht edhe në raportin që kanë këto biznese me natyrën dhe mjedisin shqiptar në tërësi.

Ne si ministri edhe në kuadër të politikave integruese të Shqipërisë, në kuadër të Bashkimit Evropian jemi përpjekur të kërkojmë mbështetje nga Institucionet evropiane, qoftë ato politikbërëse por edhe ato buxhetore, pasi kjo industri e re që do të filloj të ndërtohet në Shëipëri me shumë shpejtësi ka nevojë që të ndekë ritmet dhe standardet evropiane në ruajtjen e detit. Ne jemi dhe duhet të jemi më të suksesshëm në ngritjen e kësaj ekonomie në rast se zbatojmë me rigorozitet dhe pa asnjë ccedim normat më të larta evropiane të ndërtimit të një turizmi miqësor me mjedisin dhe faktit që investimet e reja që po bëhen në Shqipëri. Në kuadër të turizmit shqiptar janë investime të reja por dhe investime të cilat pranojnë diskutim, standartizim dhe natyrisht investim të niveleve më të larta, pse jo të mos bëhen me normat më të mira evropiane të mbrojtjes së mjedisit. Prandaj ndihem shumë I nderuar që jam mes jush të nderuar koleg, akademik dhe njerëz të botës së shkencës dhe do ju ftoja me shumë përulësi që mendimet e vyera të kësaj Konference, por natyrisht ccdo mendim që vjen nga bota akademike që ndihmon në këtë process të ruajtjes së ekuilibrit të qëndrueshëm nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshme të ekoniomisë, por dhe mbrotjes së qëndrueshme të mejdisit të jenë pjesë e diskutimeve të stafeve tona administrative dhe antyrisht të jenë piketa të cilat do të mbrojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik qoftë edhe turizmit detar, apo industrisë së detit me të gjitha elementet që ata kanë. Pra qoftë në kuadër të turizmit, qoftë në kuadër të peshikimit. Investimeve që bëhen në biznese të ndryshme në det, bregdet, apo në botën liqenore të vendit tonë, pasi realisht ka ardhur koha që sicc e thash në kuadër të hyrjes së Shqipërisë me shpejtësi në netëorket evriopiane dhe të studimeve ekonomike na duhet që të ruajmë ekulibrat dhe të kemi sa më shumë mendim shkencor.

Pjesë nga fjala e Gjinushit

Shqipëria është një vend i favorizuar për pasuri natyrore për natyrën, pasuritë ujore janë vënë në shërbim të cilësisë së jetës së njeriut në disa forma që nuk ekzistojnë më parë, Disa herë këto ndërhyrje kanë prekur pasurinë natyrore dhe me pasoja të pandreqshme. Prishja e ekuilibrave natyror, prishja e ekuilibrave që lidhet me ujërat përbënë një shqetësim global, ndoshta shqetësimin më të madh, pjesë e këtij shqetësimi është dhe mbrojtja e mjedisit ujore për një zhvillim të qëndrueshëm të tyre në shkallë lokale dhe rajonale. Ujërat dhe ccdo resurs që lidhet me to të shkallës lokale dhe globale pa dashur të hyjmë në përgjegjësit shkencore të eksprtëve do të përmendim vetëm një fakt:

Korani I liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës ka vetëm një shtëpi natyrore sot , është I vetmi kujtim I kohëve të mjergullta të gjeohistorisë, kur nga familja e salmoneve peshk I ujërave të ftohta nga një prej tyre popullojnë këto dy liqene dhe Detin Kaspik, duke u përshtatur me regjimin e ri. Pikërisht për ti dhënë përparësi mbrojtjes ujore dhe zhvillimit të qëndrueshëm Akademia e Shkencave ka ngritur një Komision të përhershëm për biologjinë dhe Bujqësinë dhe ka themeluar një Njësi Speciale të Bioteknologjisë pranë saj dhe këto janë object I kësaj conference dhe propozues të masave që duhet të ndërmerren nga autoritetet qeverisëse për të garantuar një zhvillim perspektiv për një mbrojtje afatgjatë të tyre. Ne jemi duke bashkëpunuar me institucione dhe shërbimet e specializuara për të gjetur ffaktorë me ndikim të fuqishëm dhe vlerësim maksimal të pasurive ujore dhe në mënyrë të veccantë për të ndaluar shfrytëzimin pragmatic të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb