Një debat i ashpër u zhvillua mes ministrit Blendi Klosi dhe Edmond Spahos në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në “News 24”.
Ndërsa Spaho hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se fiton për shkak se bashkëpunon me bandat, Klosi tha se Avdylajt në Shijak i kanë dalë me automatik më 2013.
Spaho: Po të lidhesh me Avdylajt, normal ne nuk fitojmë dot. Si do fitojë opozita. Si të përdorësh policinë, si t’ia bëjmë.
Klosi: Po punoni o Mondi, mos rrini në televizor.
Spaho: Po nuk fitohet me ju, ju keni lidhje me kriminelë.
Klosi: Politika ka nevojë që të punohet. Ne kemi 2 vjet që punojmë.
Spaho: Cfarë punoni? Punoni me PPP.
Klosi: Ju thoni ka krizë kjo krizë do u sillte vota, pse nuk iu sjell vota.
Spaho: Po të zbresësh edhe ato që fute në kuti, del 5 përqind. Bënë mirë që të cuan në Berat, sepse mund të kishte dalë emri në përgjime.
Klosi: Kam qenë 8 vjet deputet në Shijak. Me automatik më klanë dalë më 2013 Avdylajt dhe bandat. Avdylajt i kisha kundërshar dhe më kanë dalë me automatik.
(d.xh/Balkanweb)