I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në Neës 24 me moderatoren Enxhi Biba është ish-portieri i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Partizanit dhe Tiranës, Blendi Nallbani i cili foli për sfidën ku Shqipëria ka luajtur në “Wembley” ndaj Anglisë në vitin 1989, ku vendosi dhe rekordin si lojtari më i ri në Kombëtare:

“Kisha luajtur shumë ndeshje të mira, kam qenë pjesë ekipit kombëtar të rinjve në atë kohë. Unë isha 17 vjeç edhe isha me U-21. Musta ishte i dënuar dhe unë e zëvendësova. Nuk ishte e lehtë që ta zëvendësoja Mustën, ishte fat. Të mbroje edhe portën e Partizanit në atë kohë nuk ishte e lehtë.

Rezistova ikjes nga vendi në atë kohë sepse isha shumë i ri, nëse do të kisha mendjen e tanishme do ta mendoja. Uembli ishte shumë i vjetër, por ishte modern.

Goli i Demollarit ka qenë nga minutat e 30, instikti ishte se syri të shkon tek arbitri anësor dhe shihja se çfarë veprimi do të bënte anësori. Mediat angleze kur isha 17 vjeç? Unë i kisha qejf këto gjëra dhe i më pyesnin anglezët sa vjeç je? Për detyrat e shkollës nëse i kisha bërë?”, deklaroi fillimisht “Tata”.

Nallbani ndër të tjera bëri edhe një analizë të shkurtër, për situatën aktuale në Kampionatin Europian, duke u ndalur te grupit i Anglisë, teksa u shpreh:

Nallbani 2
Nallbani 2

“Kisha besim që Kroati do të fitonte, u habita 1-1. Nuk është ai kroat që ka qenë. Është edhe çështje brezash. Është një grup shumë i vështirë. Edhe Çekia jo se na ka bindur me lojën e vetë, por ka të bëjë edhe pandemia. Do të shikojmë.

Patrik Shik mund të jetë golashënuesi më i mirë, nuk pati fat të luante në Serinë A, kishte dhe ca probleme të tjera fizike. Është një nga lojtarët kryesor dhe them se do të jetë te lista e golashënuesve.

Historikisht Angli-Skoci ka qenë flakë. Kanë qenë grupi i zjarrit. Në vitet kur isha i vogël thuhej lufta e yjeve. Luanin shumë fortë me brryla, tani po i përgjigjen Europës, në kuptimin e futbollit. Është një derbi britanik. Që të dyja ekipet janë zjarr. Anglia ka lojtarë cilësor.

Anglia ka hedhur formacionin më të mirë. Them Anglia fiton, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Nuk do e ketë të lehtë. Do të bëhet ndeshje shumë e fortë.

Në 89-tën kur debutova unë, Anglia shkoi në katërshen e Botërorit. Ndikon shumë grupi. Po ta shikosh për momentin, Franca ka grup kompakt. Unë jam tifoz me Italinë, ka fituar 2 ndeshje, por dua ta shikoj me një kundërshtar të fortë”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb