Charlie Macvicar dhe Luke Walker, dy të dashuruar, vendosën që të martoheshin, por ishin tepër të shqetësuar për situatën financiare ku ndodheshin dhe shpenzimet e mëdha.

Teksa mendoheshin për të blerë një shtëpi, atyre i lindi një ide gjeniale: të gjenin një shtëpi që edhe të udhëtonin sistematikisht. Kështu që vendosën të blinin një autobus të vjetër dykatësh.

“Jemi të dashuruar pas udhëtimeve. Menduam për një rulot, por më pas vendosëm të blinim një autobus”, tha Charlie.

Sapo blenë automjetin gjigant, dyshja nisi menjëherë nga puna. Punuan me kujdes të madh për restaurimin e dhomave, vendosjen e energjisë elektrike dhe produkteve zbukuruese.

Rezultati, është vërtetë për t’u admiruar. Kati i parë i autobusit ka një kuzhinë, tualet, tavolinë pune dhe dhomë pritje. Ndërsa në katin e dytë janë të vendosura dhoma e gjumit dhe një tualet dhe një dollap i madh. Për të gjithë shpenzimet, çifti shpenzoi rreth 20.000 euro

“Unë mendoj se ia vlente përpjekja dhe paratë, dhe sinqerisht mendoj se është gjëja më e mirë që unë dhe Luka kemi bërë ndonjëherë”, tha Charlie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb