Aktori i humorit Gent Hazizi ka reaguar një ditë pasi Bleona Qereti e quajit dështak dhe mjekërcjap, pasi gjatë emisionit ‘Shiko Kush Luan’ Gent Gazizaj e bëri çift Bleonën me këngëtarin Flori Mumajesi. Në një postim në Instagram aktori shkruan se Bleona është ëndrra e tij dhe e gjithë shqiptarëve, por nuk dihet nëse e ka thënë me sinqeritet apo me ironi.
68510-640-0-5a37a6f41dbc8

Statusi i Bleonës:

Pyeta 100 gazetarë në Shqipëri se si e kishte emrin ky mjekër cjapi nuk e dinte njeri. Më thanë që është një biçim aktori, por që sigurisht nuk është aq i talentuar sa duket dhe tani punon si moderator. E kuptoj frustrimin tënd prej dështaku. Për një artist ose më saktë, një njeri që ka ëndërr të jetë artist duhet të jetë i tmerrshëm fakti që të jesh kaq vjet në showbiz dhe të mos e dinë emrin as gazetarët e jo me publiku”,- shkruante Bleona në Instastory-in e saj një ditë më parë.

Statusi i Gent Hazizit:

Bleona Qereti: ti je endrra ime qe nga femijeria si kengetare e madhe,je endrra e te gjithe shqipetareve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes,je endrra e te gjithe meshkujve shqipetare per sensualitetin femeror.Ndjese!Ndjese! Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve.Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”,stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ,ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18 00.Tperqaf! Eja ne Teater!



(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: