Më shumë se 3 dekada në skenë dhe ajo s’ka ndërmend të ndalet. Bleona, artistja shqiptare që numëron me dhjetëra hite, e festoi ndryshe këtë ditëlindje, duke ia kushtuar të gjithën 35 viteve në skenë, që prej daljes së parë, kur ishte ende fëmijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duket sikur ajo e dinte që atëherë se skena do të ishte shtëpia e saj në vitet që do të pasonin, ndaj edhe punoi fort për arritur sot karrierën internacionale, me disa rekorde për të festuar, si vendet e para në renditjen e “Billboard”, apo rolet në filma dhe serialë me artistë shumë të njohur në Hollivud. Bleona, ikona shqiptare e POP-it, tashmë e njohur në arenën ndërkombëtare, personifikon më së miri fjalën “Diva” me ngjitjen e saj të pakontestueshme drejt suksesit. Vokali i saj i veçantë, tematikat që u ka dhënë zë, personaliteti i saj sharmant dhe reputacioni si një performuese elektrizuese, e kanë ngjitur atë deri në majat e klasifikimeve muzikore të “Billboard”. Bleona është një artiste që këndon në katër gjuhë, e vlerësuar me shumë çmime. Ajo ka shitur më shumë se 5 milionë CD, ka pozuar për kopertinat e më shumë se 40 revistave dhe ka performuar për miliona fansa, duke e bërë gjithçka si një artiste plotësisht e pavarur.

Vitet e fundit, Bleona ka kryesuar klasifikimin e “Top Ten Billboard Dance Club”, duke arritur vendin e parë me hitin e saj me titull “I don’t need your love” dhe vendin e tretë me këngën “Take you over”. Ndërkohë që këngët “Wicked Love” dhe “Monster” zunë vendin e 12-të në klasifikimet e vitit 2018-të. Bleona gjithashtu bëri debutimin si regjisore në dy videoklipet e saj mahnitëse, një për singëllin me titull “I Don’t need Your Love”, që e pasoi me klipin epik të baladës “Monster”. Si një artiste që gjithmonë ka thyer tabu, Bleona është e para që ka vendosur standarde të reja në muzikën shqiptare, kur në turet e saj personale ka arritur të mbledhë 50-70 mijë fansa në sheshe. Bleona vijon të zgjerojë bazën e saj të fansave ndërkombëtarë, pa lënë pas dore fansat e saj besnikë, që e ndjekin prej fillimit të karrierës. Mbi të gjitha, Bleona ka arritur të sfidojë çdo limit, duke luajtur me rregullat e veta. Aftësia e saj lindur krijuese për të prodhuar gjithmonë sukses, e ka transformuar atë në fenomenin “Bleona”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb