TIRANE – Bleona ia shuan shpresat për martesë mjekut pediatër nga Burreli, 64¬- vjeçarit Dalip Gjoka, i cili dje, nëpërmjet një rrëfimi për gazetën “Panorama”, tregoi dëshirën për të vënë kurorë me këngëtaren dhe madje për të qenë babai i fëmijës së saj. Gjoka, i cili ndodhet aktualisht në një “martesë të konsumuar” me gruan, siç e quan ai, është baba i dy vajzave dhe gjysh me një mbesë.

Por për dasmën dhe jetën e luksit me Bleona Qeretin ishte gati të investonte çfarë pasurie kishte, përfshirë një kompleks të madh në Burrel, që vlen 300 mijë euro. Një shumë, e cila i dha shkas këngëtares që nga aktivitete muzikore që po zhvillon në Moskë, që ta quante Dalip Gjokën “djali 300¬ milionësh”, ndërsa i ktheu përgjigjen negative se nuk mund të martohej me të. Arsyeja? Mjeku nga Burreli është me vonesë në këtë propozim… me 24 orë.

Të paktën kështu shkruan Bleona Qereti në profilin e saj personal në “Facebook”, ku duke hedhur disa fotografi në çift me një mashkull që e prezanton si dhëndrin e ri, i dërgon mesazh “me stil” Dalip Gjokës: “Dëgjova se dikush dëshironte të martohej me mua. Më fal, je me vonesë… E gjeta burrin e ri në Kremlin, ndaj ‘djali 300¬milion¬ ësh’ je 1 ditë me vonesë për t’u martuar me mua. Më vjen keq…”.

Çuditërisht mashkulli të cilin Bleona e quan “burri i ri në Kremlin” ka ngjashmëri të madhe me Presidentin Putin të Rusisë, çka të bën të dyshosh se ai është maskotë, që paguhet për të dalë në fotografi me turistët dhe këngëtarja vetëm sa po bën shakanë e radhës.

FANSAT PYESIN BLEONEN
Përgjigjja e Bleonës për Dalip Gjokën nëpërmjet fotografive dhe statusit të hedhur dje në “Facebook” ka ardhur pas pyetjeve të qindra ndjekësve, se çfarë do të bënte këngëtarja në lidhje me propozimin për martesë nga 64¬vjeçari nga Burreli.

Intervista e botuar në “Panorama” dhe më pas e rishpërndarë thuajse në të gjitha portalet online dhe rrjetet sociale ka ngjallur kureshtjen e fansave të Bleonës, të cilët nuk e kanë lënë të qetë atë, derisa arritën të merrnin sqarime. Ajo prezantoi “bashkëshortin” e ri, si kundërpërgjigje për propozimin e Dalip Gjokës dhe këmbënguljen e fansave.

Edhe pse nuk është se e besoi kush… Më pas, ajo është mbushur me komplimente për setin fotografik që po realizon në Moskë, ndërsa “burri i ri” rus që ka zgjedhur ajo, nuk është se u ka pëlqyer edhe aq shumë. Kryesisht, meshkujve nga Burreli, të cilët i shkruanin Bleonës se “më mirë të kishte zgjedhur bashkëpatriotin e tyre, Dalip Gjokën”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: