TIRANE –Bleona Qerreti është përballur mbrëmjen e sotme me gazetarin Arin Çani, në emisionin e tij “Zonë e Lirë”. Një ditë pasi e quajti Çanin “copë idioti”, Bleona i telefonoi personalisht gazetarit, duke i kërkuar që të ishte pjesë e emisionit.  Mes këngëtares dhe gazetarit pati replika të tipit ‘erdha të tregoj b*thën… apo “do vij ta prek b*thën zemër”.

“Canin e mora unë në telefon sepse në vazhdën e të gjithë këtyre provimeve që unë kam bërë me fjalë, Çani ishte ai që kishte folur për mua dhe unë vendosa të vij vetë. Zakonisht ti ke folur për pjesën e poshtme timen dhe unë erdha për të treguar pjesën e poshtme dhe të sipërmen… sepse ti je doktori i B*së…”,­deklaroi Bleona. Ndërsa Arian Çani iu përgjigj duke thënë “do vij ta prek bythën zemër…”.

Më pas, Çani “u justifikua” duke thënë se i druhej një gjobe nga AMA, në rast se prekte Bleonën live në televizion dhe biseda mori tjetër drejtim.

Pak minuta më vonë, Çani u ngrit nga karrigia e tij dhe iu afrua Bleonës. Pasi i preku të pasmet tha: “Vërtetoj se b*thet e tua janë origjinale. Sikur b*thet e tua të ishin pak më të ngritura dhe me të vogla do ishin parfekte”.

Ndërsa Beona u përgjigj: “Unë nuk jam prostitutë, jam këngëtare, në këto kushte s’ke pse flet për b*thën time, fol për muzikën time”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: