SHBA

Pas “I Don’t Need Your Love” dhe “Monster” Bleona Qereti vjen me një projekt të ri këtë herë në gjuhën italiane. Këngëtarja shqiptare ditën e sotme ka publikuar këngën e saj të re “Si di noi”, e cila shumë vite më parë është kënduar nga i famshmi, Pupo.

Untitled 5
Untitled 5

Në klipin e këngës Blona shfaqet shumë seksi dhe joshëse. Videoja është xhiruar në plazhin e mrekullueshëm, El Matador Beach, në Malibu.
Këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh vazhdon karrierën e saj në SHBA, ka shpjeguar arsyen pse e solli këtë këngë dhe zbuloi kuptimin e veçantë që ka për të. Me anë të një postimi në Instagram, Bleona na tregon pse zgjodhi këtë.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”,-shkruan Bleona.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb