TIRANE – Bleri është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “MasterChef Albania 2”, duke arritur të realizojë pjata më perfekte se konkurrenti tjetër Indriti. Ai u shpall fitues në natën finale të spektaklit që u përmbyll pas rrugëtimit maratonë prej 14 javësh. Pjatat e realizuara në këtë mbrëmje finale i përkisnin kuzhinës së lartë dhe me plot gojën Bleri bashkë me Indritin, tashmë quhen shefa të vërtetë, vlerësim ky i bërë edhe nga tre shefat, Sokol Prenga, Gëzim Musliaka dhe Renato Mekolli. Dy finalistët garuan me pjatat speciale sipas temës së përcaktuar nga tre anëtarët e jurisë në Ditën e të Dashuruarve,e cila medoemos do të ishte dashuria. Bleri është fitues i çmimit të madh prej 10 mijë eurosh dhe librit të kulinarisë.
(er.nu/tch/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: