Aktori shqiptar, me famë botërore Blerim Destani nuk i largohet rrënjëve. Megjithëse shpesh është parë në shoqërinë e reperave, ai duket shumë i dhënë pas muzikës popullore, asaj që vjen nga populli.

Blerimi ka postuar një video në Instagramin e tij, ku duket pranë disa lodraxhinjve duke iu vënë kartëmonedha euro në vrimat e curleve, e nën kapuçat që mbajnë në kokë.

Për disa sekonda aktori ka vijuar të darovisë instrumentistët dhe duket tepër i emocionuar. Sigurisht edhe muzikantët të kënaqur nga aktori, iu bien më fort curleve e lodrave.

Kujtojmë se Blerimi është djali i multi-milionerit dhe pronarit të kompanisë Ecolog, Lazim Destani, i cili zotëron edhe një numër të madh të bizneseve anembanë botës.

Celebrating in Albanian tradition! ?????? ❤️ #DonDestani #Qunto #Nebet #Tetove

A photo posted by Blerim Destani (@blerimdestani) on

LIVE ???? ❤️

A video posted by Blerim Destani (@blerimdestani) on

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: