TIRANE- Festat e fundvitit janë moment gëzimi dhe pushimesh dhe ku ka më mirë se sa të kalohen në Dubai. Aktori Blerim Destani me rastin e Krishtlindjeve ka zgjedhur plazhet e Dubai për t’u relaksuar. Duke qënë se ai ka edhe një shtëpi në Dubai, duket se ka zgjedhur të ftojë edhe miqtë e tij për të festuar.

Këtë e kuptojmë nga një selfie që ka realizuar me dy miqtë e tij futbollistë, Admir Mehmeti dhe Pajtim Kasami.

Aktori i njohur shqiptar është shfaqur shpesh me futbollistët e shqiptarë të cilët janë edhe miqtë e tij më të mirë. Ajo që vihet re është se në pushimet e tyre këtë vit mungon Xherdan Shaqiri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: