Ai mund të jetë një nga meshkujt shqiptar pas t cilin rendin femrat. Bëhet fjalë për Blerim Destanin. Ky i fundit teksa ishte dje në ‘Xing me Ermalin’ u pyet nga moderatori lidhur me faktin nëse aktori do të martohej apo jo me këngëtaren Bleona Qereti.

Ndërkohë që Destani ‘befasoi’ me përgjigjen e tij dhe tregoi se ishte i dashuruar.

“Bleonën nuk e kam takuar kurrë live. Unë jam i dashuruar dhe i lumtur”, tha Blerim Destani, ndërsa nuk zbuloi asgjë nga jeta e tij përveç këtij fakti. Ndaj vajza, mësohuni, Blerimi nuk është beqar, pasi dikush ia paska ‘rrëmbyer’ zemrën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: