Aktori shqiptar Blerim Destani është shpërblyer me një çmim për arritjet në karrierën e tij si aktor.
“Java e Filmit Shqiptar” në New York ka nderuar aktorin shqiptar me çmimin e aktorit më të mirë.
Megjithëse ky event nuk mund të konsiderohet me përmasa ndërkombëtare, Destani u shpërblye për punën jashtë kufijve shqiptar. Në marrjen e cmimit ai pozoi sebashku me prinderit e tij.
“Sot në premierën e filmit, Prindërit më ofruan emocionin e vecantë në qilimin e kuq. Flm për kete përjetim të ralle. Ju dua”, shkruan Destani ne faqen e tij ne Facebook.

Ndryshe filmi më i ri “ Soko 5113” ku merr pjesë aktori shqiptar, ka premierën sonte në kanalin e njohur gjerman, ZDF.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: