Paris Sën Zhërmeni ka qenë në shënjestër të UEFA-s në lidhje me shpenzimet marramendëse që klubi francez ka kryer vitet e fundit, që kur u ble nga sheiku Al Khelaifi. Duke qenë se UEFA i ka cilësuar si të pakontrolluara shumë nga veprimet financiare të klubit nga kryeqyteti francez, kishte hapur një hetim ndaj tij.

Hetimi kishte të bënte me 2 transferimet e bujshme të Nejmar, i cili është edhe futbollisti më i shtrenjtë në botë, por dhe për transferimin e Kilian Mbape. Të dy këta futbollistë i kushtuan arkave të klubit shifrën e majme prej 400 milionë eurosh.

Megjithatë, çdo gjë është mbyllur sot dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, është shprehur në në favor të francezëve duke i vënë kapak përfundimisht hetimit mbi gjendjen financiare të PSG, që tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe të bëhet gati për një tjetër verë bombastike në merkato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: