Pas vizitave mjekësore të kryera ditët e djeshme, sot erdhi firma në kontratëm, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024: Kristian Eriksen është një lojtar i Interit, i ardhur si blerje përfundimtare nga Totenhem për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Klubi e zyrtarizoi me një stil “teatral” nëpërmjet kanaleve të tij zyrtare, me mesfushorin danez brenda tetarit me famë botërore, “La Scala” të Milanos.

Eriksen Firmos
Eriksen Firmos

“Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të shikoj tifozët. Tashmë kam pasur mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre. Mu bë një pritje fantastike. Ndihem shumë mirë këtu. Statistikat me Totenhemin? Sinqerisht unë nuk jam një person që kujdesem për numrat, por unë shikoj se çfarë thonë njerëzit për mua dhe kam kuptuar se bëra shumë mirë në Angli. Tani ka ardhur koha të nis një sfidë të re, teksa jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë kampionat dhe më një klub të shkëlqyer si Interi.”, u shpreh Eriksen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb